Mund të të zgjedhë TY!

“Me një djalë!” Ky është një urim që njerëzit bëjnë zakonisht një çifti të ri ose nuses. Gjithmonë dëshirojmë që në martesë dashuria e dy të rinjve të kurorëzohet me një femijë. Sjellja e një fëmije në jetë mbart gezim e shpresë për të ardhmen. Por pavarësisht dëshirës sonë, vetëm Zoti jep jetë një krijese. Kjo është mrekullia!

E megjithatë, rreth 2000 vjet më parë, ndodhi mrekullia më e madhe e kohërave.

Maria ishte një vajzë e thjeshtë nga Nazareti. Ajo e donte shumë Zotin dhe bënte atë që ishte e mirë përpara Zotit.

E krejt befas, një ëngjëll i Zotit shkon për ta vizituar duke i thënë: “Tungjatjeta o hirplote! Zoti është me ty, Ti je e bekuar ndër gratë.”

Çfarë lloj përshëndetje ishte kjo? Kështu mendoi edhe Maria ndërsa u trondit kur dëgjoi përshëndetjen. Ç’do një ëngjëll që po i flet Marisë? Read more

Dritat e Krishtlindjes

Është prapë ajo koha e fund-vitit: drita gjithandej, vezullim marramendës, “gjyshër” të veshur me të kuqe, dhënie-e-marrie dhuratash!

Diskutimi për origjinën e Krishtlindjes i përfshin të gjithë: klerikët, gazetarë, VIP-at televizivë, e gjithkënd. E sa pak “dritë” hidhet mbi arsyet e vërteta të festës!

Tradita nuk jep përgjigje. Përsëritja e ritit vit pas viti më shumë ngatërron. Plaku i Vitit të Ri nuk mashtron dot. Dhënia e ndihmës për të varfërit nuk është keq, por të varfërit kanë nevoja çdo ditë. As të ngrënit shumë s’është mjaftueshëm. Krishtlindja zë fill diku tjetër.

Imagjino një botë në errësirë si qyteti pa drita natën. Zi. Terr. Asnjë fije drite! Pa një kënd të ndriçuar nga ku mund të dallosh dikë a diçka. Natë. E zeza nuk lë shumë vend për shpresën. Imagjino një natë pa shpresë!

Si të duket? Kështu ishte bota përpara ardhjes së Krishtit. Një vend i zymtë, i zhytur në paudhësinë e njeriut që e ka zemrën për të bërë të keqen (shiko sa shumë vëlla-vrasje, divorce, fëmijë të lënë pas dore, varfëri, inat, krim, pushtet me mashtrim, vjedhje e korrupsion kemi vërdallë)! Një botë e tillë është pa shpresë, si një natë e zezë.

Dhe pastaj Zoti, krijuesi i gjithësisë, vendos të ndërhyjë në botën që ka krijuar, duke sjellë Krishtin – mishërimin e natyrës hyjnore të na vizitojë. Jo për të na qortuar, jo për të na ndëshkuar, jo për të na gjykuar, por për të na shpëtuar! Jemi zënë në befasi. Zoti ka vendosur të na shpëtojë njëherë e mirë nga e keqja e zemrës sonë! Dhe na ofron një jetë plot dritë e shpresë.

Perëndia i Universit na ka vizituar në një foshnje, me një qëllim: të na japë dashuri, dritë dhe shpresë. Krishtlindja është dhurata e Perëndisë dhe shprehja e dëshirës së Zotit që ti ta njohësh Atë personalisht e të kesh kuptim në jetë.

Lëri vend Atij në jetën tënde dhe do të shohësh drita – shpresë! Imagjino një qytet pa drita, që pastaj ndriçohet përjetësisht… Gëzuar Krishtlindjen!

Nga Jetë Studentore

Ungjilli sipas Lukes

Tani, në atë ditë u shpall një dekret nga ana e Cezar Augustit, për të kryer regjistrimin e popullsisë të gjithë perandorisë. Ky regjistrim qe i pari që u krye kur Kuirini ishte guvernatori i Sirisë.Dhe të gjithë shkonin të regjistroheshin, secili në qytetin e vet. Tani edhe Jozefi doli nga qyteti i Nazaretit të Galilesë, për të shkuar në Juda, në qytetin e Davidit, që quhet Bethlehem, sepse ai ishte i shtëpisë dhe i familjes së Davidit, për t’u regjistruar bashkë me Marinë, gruan e vet, me të cilën ishte martuar dhe që ishte shtatzënë. Kështu, ndërsa ishin atje, asaj i erdhi koha të lindë. Dhe ajo lindi djalin e saj të parëlindur, e mbështolli me pelena dhe e vendosi në një grazhd, sepse në han nuk kishte vend për ta.
Tani në po atë krahinë ishin disa barinj që rrinin jashtë, në fusha, dhe natën ruanin kopenë e tyre. Dhe ja, një engjëll i Zotit iu paraqit atyre dhe lavdia e Zotit shkëlqeu rreth tyre e ata i zuri një frikë e madhe. Por engjëlli u tha atyre: “Mos druani, sepse unë po ju lajmëroj një gëzim të madh për të gjithë popullin; sepse sot në qytetin e Davidit lindi për ju një Shpëtimtar, që është Krishti, Zoti. Dhe kjo do t’ju vlejë si shenjë: ju do të gjeni një fëmijë të mbështjellur me pelena, të shtrirë në një grazhd”. Dhe menjëherë engjëllit iu bashkua një shumicë e ushtrisë qiellore, që lëvdonte Perëndinë, duke thënë: “Lavdi Perëndisë në vendet më të larta, dhe paqe mbi tokë njerëzve mbi të cilët qëndron mirëdashja e tij!”. Dhe ndodhi që, kur engjëjt u larguan prej tyre për t’u kthyer në qiell, barinjtë i thanë njeri tjetrit: “Le të shkojmë deri në Bethlehem për të parë ç’ka ndodhur dhe ç’na bëri të ditur Zoti”. Shkuan, pra, me nxitim dhe gjetën Marinë, Jozefin dhe fëmijën që ndodhej në një grazhd. Mbasi e panë, përhapën ato që u ishte thënë për atë fëmijë. Dhe të gjithë ata që i dëgjuan, u mrekulluan nga gjërat që u treguan barinjtë. Maria i ruante të gjitha këto fjalë, duke i medituar në zemrën e saj. Dhe barinjtë u kthyen, duke përlëvduar dhe lavdëruar Perëndinë për të gjitha gjërat që kishin dëgjuar dhe parë, ashtu si u ishte thënë atyre.
Dhe kur kaluan të tetë ditët, pas të cilave ai duhej rrethprerë, ia vunë emrin Jezus, emër të dhënë nga engjëlli para se ai të ngjizej në bark. Kur pastaj ishin plotësuar ditët e pastrimit të saj sipas ligjit të Moisiut, e çuan fëmijën në Jeruzalem për t’ia paraqitur Zotit, ashtu siç është shkruar në ligjin e Zotit: “Çdo mashkull i parëlindur do të jetë thirrur shenjt për Zotin”, dhe për të ofruar flijim, siç është thënë në ligjin e Zotit, një çift turtujsh ose dy pëllumbash të rinj. Dhe ja, në Jeruzalem ishte një njeri që quhej Simeon; Ky njeri ishte i drejtë dhe i përshpirtshëm dhe priste ngushëllimin e Izraelit; dhe Fryma e Shenjtë ishte mbi të. Dhe në mënyrë hyjnore atij i qe zbuluar nga Fryma e Shenjtë se nuk do të vdiste para se të kishte parë Krishtin e Zotit. Ai pra, i shtyrë nga Fryma, erdhi në tempull; dhe, si prindërit i prunë fëmijën Jezus për të bërë me të ato që përshkruan ligji, ai e mori në krah e bekoi Perëndinë duke thënë: “Tani, o Zot, lejo që shërbëtori yt të vdesë në paqe, sipas fjalës sate, sepse sytë e mi e panë shpëtimin tënd që ti e përgatite përpara gjithë popujve: dritën për të ndriçuar kombet dhe lavdinë e popullit tënd, Izraelit”. Dhe Jozefi e nëna e fëmijës mrrekulloheshin për gjërat që thuheshin për të. Pastaj Simeoni i bekoi dhe i tha Marisë, nënës së tij: “Ja, ky është vënë për rënien dhe për ngritjen e shumë vetave në Izrael dhe për të qenë shenjë kundërshtimesh, edhe ty vetë një shpatë do të ta tejshpojë shpirtin, që të zbulohen mendimet e shumë zemrave”. Aty ishte edhe Ana, një profeteshë, bija e Fanuelit, nga fisit i Aserit, e cila ishte shumë e kaluar në moshë, që kishte jetuar mbas virgjërisë së saj shtatë vjet me burrin. Ajo ishte e ve dhe, megjithse ishte tetëdhjetë e katër vjeçe, nuk largohej kurrë nga tempulli duke i shërbyer Perëndisë natë e ditë me agjërime dhe lutje. Edhe ajo erdhi në atë moment, lavdëroi Zotin dhe u fliste për këtë fëmijë të gjithë atyre që prisnin çlirimin në Jeruzalem.

Pema e Krishtlindjes

Pema e Krishtlindjes eshte nje peme e dekoruar konifere (halore)me gjelberim te perhershem,natyrale ose artificiale ,dhe nje tradite e lidhur me festimin e Krishtlindjes. Pema e Krishtlindjes mund te vendoset ne shtepi ose edhe ne ambient te hapur. Mund te zbukurohet me drita Krishtlindjeje (qirinj origjinale) apo stoli te ndryshme. Nje engjell ose nje yll zakonisht vendoset ne maje te pemes duke perfaqesuar keshtu mikepritjen e engjejve ose Yllin e Betlehemit qe nga lindja e Krishtit. Tradita e dekorimit te nje peme halore (me gjelberim te perhershem) per ka nisur ne Livonia dhe Gjermani ne shekullin e 16.

 

Origjina

Origjina e pemes se Krishtlindjes eshte jo shume e qarte per shkak gojedhenave te ndryshme apo kenge te ndryshme te kultures Europiane. Per shembull,sipas dijeve te krishtera, pema e Krishtlindjes eshte lidhur me Shen Boniface dhe qytetin gjerman Geismar. Nje here gjate jetes se tij Shen Boniface (672-754) preu pemen e Thor ne menyre qe te hidhte poshte legjitimitetin e perendive skandinave mbi fiset lokale gjermane. Shen Boniface pa nje peme bredhi te mbinte ne rrenjet e lisit te vjeter. Duke mare kete si nje shenje te besimit te krishter ai tha : “le te jete Krishti ne qender te familjeve tuaja” duke perdorur drurin e bredhit si nje simbol te krishterimit

Tradita e pemes se Krishtlindjes ashtu si njihet ditet e sotme eshte mjaft e re. Ajo u vendos nga Martin Luther si nje homolog protestant i skenes Katolike te lindjes se Krishtit. Luther vendosi pemen e Krishtlindjes si nje simbol te “pema e jetes” ne kopshtin e Edenit.
Zakoni i ngritjes se pemes se Krishtlindjes mund te gjurmohet historikisht ne shekullin e 15 ne Livonia (sot Estoni dhe Letoni) ne shekullin e 16 ne Gjermanine veriore. Sipas dokumentave perdorimet e para te pemes se Krishtlindjes datojne ne Estoni ne 1441, 1442 dhe 1514 ne “Vllazerine e Kokzinjve” ti cilet ngriten nje peme per pushimet ne shtepine e tyre te vllazerise ne Reval (tani Talin). Ne naten e fundit te festimeve, pema u dergua ne sheshin e qytetit ku pjestaret e vllazerise kercyen rreth pemes. Ne 1584 pastori dhe kronisti Balthasar Russow shkroi nje tradite te konsoliduar per ngritjen e nje bredhi te dekoruar ne sheshin e tregut, ku shkonin te rinjte, fillimisht duke kercyre e kenduar e me pas ndizeshin dritat e pemes”. Ne kete periudhe shoqerite e ndryshme filluan ngritjen e pemeve te zbukuruara ne hollet apo portat e tyre. Ingeborg Weber-Kellermann (profesor ne Marburg i etnologjise) gjeti nje kronike te shoqerise Bremen,shoqeri e viteve 1570 e cila raporton se si nje peme e vogel ishte zbukuruar me molle arra lule letre.

 

 

Shekujt e 18-te dhe 19-te

Ne fillimet e shekullit te 18, perdorimi i pemes se Krishtlindjes u be tradite ne qytezat e Rhineland-it te siperm, por nuk ishte shperndare akoma neper zonat rurale. Pema e Krishtlindjes qendroi si tradite per nje periudhe relativisht te gjate ne Rhineland-in e siperm. Po ashtu si Krishtlindja, pema e Krishtlindjes u detyrua te pranohej nga Kisha Katolike e Romes sepse ajo nuk mund te ndalonte perdorimin e saj.
Ne fillim te shekullit pasardhes, shekullit te 19, zakoni i pemes per periudhen e Krishtlindjes u be e njohur midis aristokrateve dhe e praktikuar edhe nga familjet mbreterore deri ne Rusi. Princesha Henrietta e Nassau-t prezantoi pemen e Krishtlindjes ne Viene ne vitin 1816, dhe zakoni u perhap ne te gjithe Austrine per pak vite. Ne France pema e Krishtlindjes e pare u paraqit nga dukesa d’Orlèans.
Ne Britani, pema e Krishtlindjes u paraqit fillimisht ne familjen mbreterore ne fillim te shekullit te 19 dhe me pas, nga nje postim ne gazete te mbretereshes Victoria ne moshen 13-vjecare, tradita filloi te perhapej ne te gjithe vendin pak nga pak. Ajo shkruante se per Krishtlindje, pas darkes familja mblidhej te salloni ku priteshin miqt. Aty ndodheshin dy tavolina te rrumbullakta dhe mbi to qendronin 2 pema te medha te zbukuruara me drita dhe embelsira. Poshte, perreth tyre qendronin dhuratat. Pas marteses se saj me kushuririn gjerman Princin Albert, ne 1841 ky zakon u be akoma me i perhapur ne Britani.
Nje gdhendje ne dru te familjes mbreterore qe qendronin prane pemes mbremjen e Krishtlindjes u kopjua nga amerikanet ne vitin 1850. Godey, i cili kopjoi gdhendjen, e kopjoi ate ekzaktesisht sic ishte pervec kurores se mbretereshes dhe mjekres se Princit Albert. Nje foto, ripublikim i gdhendjes se Godey-t u shpernda shpejt neper vend. Ne 1860 u be nje kopje tjeter, dhe deri ne 1870 te gjithe amerikanet e kishin tradite tashme pemen e Krishtlindjes
Edhe pse sipas fakteve zyrtare pema e Krishlindjes ka mberritur ne Amerike ne shekullin e 19, ne disa vende qe kane pasur lidhje me Gjermanine thuhet se pema e Krishlindjes ka shkuar me perpara ne Amerike. Nje nga datat e para kur supozohet te jete bere pema e vitit te ri ne Amerike eshte viti 1777.

 

Shekulli i 20-te

Shume qytete, dyqane apo qendra te ndryshme vendosin ne ambjentet e tyre nje peme publike si Rich’s Great Tree ne Atlanta ,pema e Krishtlindjes The rockfeller Center ne New York. Pergjate 1970-1980 pema e Krishtlindjes me e madhe ne bote vendosej cdo vit ne pronesine e The National Enquirer, Florida. Kjo tradite u kthye ne nje nga ngjarjet me te medha e spektakolare ne historine e Florida-s veriore.
Tradita boterore e vendosjes se pemes se Krishtlindjes dhe ketyre festimeve e bejne kete periudhe te vitit madheshtore duke mare parasysh edhe konkurimet per madhesine e pemes apo pemen me te bukur ne nivel boteror. Ndezja e dritave shpesh shoqerohet me ceremoni.

 

Cdo vit, ne Amerike jane prodhuar nga 33 deri me 36 Milione peme Krishtlindjeje; 50 deri 60 milione jane prodhuar ne Europe. Eshte llogaritur qe ne vitin 1998 Amerikanet kane harxhura rreth 1.5 Miliarde dollare per peme Krishtlindjeje.